Flash News

E-TJERA

Kompletohen gjysmëfinalet e Euro 2020, kur pritet të zhvillohen ndeshjet

Kompletohen gjysmëfinalet e Euro 2020, kur pritet të zhvillohen

Të shtunë janë kompletuar dy ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Pas ndeshjeve çerekfinaliste kanë dalë tashmë skuadrat që do vijojnë garën, ndërsa janë bërë të ditura edhe datat dhe oraret e përballjeve për ndeshjet gjysmëfinale.

Dje, Danimarka ka mposhtur Çekinë me rezultat 2-1, ndërsa Anglia mposhti Ukrainën thellë 4-0 duke kaluar të dyja në gjysmëfinale të Euro 2020.

Këto dy kombëtare i bashkohet dy kombëtareve tjera të njohura, si Italia dhe Spanja që siguruan gjysmëfinalen të premten.

Gjysmëfinalja e parë është ajo mes Italisë dhe Spanjës që mbahet në 6 korrik ora 21:00.

Gjysmëfinalja e dytë mes të Anglisë dhe Danimarkës do zhvillohet me 7 korrik, ora 21:00.

Të dy gjysmëfinalet pritet të mbahen në stadiumin Wembley në Londër.  

Të fundit