Flash News

E-TJERA

Komplikacione me frymëmarrjen, ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në QSUT

Komplikacione me frymëmarrjen, ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet

Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu është dërguar me urgjencë ditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për shkak se ka shfaqur pas komplikacioneve shëndetësore.

Ish-kreu i shtetit është paraqitur në spital me vështirësi në frymëmarrje.

Mësohet se ai është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku ndodhet nën monitorim intensiv nga stafi mjekësor.

Sipas burimeve, për momentin parametrat jetësorë të Alfred Moisiut janë stabël.

 

Të fundit