Flash News

E-TJERA

Komunikimi politik i Bashës dhe Ramës, Godole: Kryeministri asnjë risi, përdor gjuhë argëtuese dhe agresive

Komunikimi politik i Bashës dhe Ramës, Godole: Kryeministri asnjë

Imazhi i kandidatëve para zgjedhjeve është një nga taktikat e forta që përdor politika.

“Lufta” për maksimalizimin e votës nga dy liderët e PS, Edi Rama dhe Lulzim Basha nga PD sa vjen e shtohet.  

Drejtuesja e IDMC, Jonila Godole e ftuar në Open në Top Channel tha se Rama vazhdon të jetë një të njëjtat regjistra që e kemi parë prej kohës, nuk ka ndonjë të re.

Vitet e fundit Rama është në ato regjistra që ka përdorur gjithmonë për të goditur me gjuhë argëtuese, me batuta dhe gjuhë agresive, por e shoh si një strategji jo të re. Në dallim nga Rama në 2013 kishte atëherë një slogan një vizion, ndërsa tani jo.

Tani është përqendruar më shumë te forma e gjuhës dhe jo përmbajtja. Unë them që kjo ka funksionuar dhe ka qenë më e besueshme, dhe lidhet me vetë natyrën e tij autentike. Por koha e tij në politikë e ka bërë që të konsumohet, dhe nuk funksionon më vetëm me batuta, nuk ka vizion.

Kjo është një shfaqje e re, dhe nuk është e rastësishme. Ajo shkakton të qeshura te publiku, por nuk e di se sa afatgjatë mund të jetë si taktikë për vota’- tha Godole.

 

Të fundit