Flash News

E-TJERA

Komunikonin me ora/ Kontrolle të befasishme në burgun e Rrogozhinës dhe Reçit, çfarë u gjet

Komunikonin me ora/ Kontrolle të befasishme në burgun e

Kontrolle të befasishme janë kryer gjatë pasdites dhe mbrëmjes së sotme në burgun e Rrogozhinës dhe Reç. Kontrollet janë kryer përgjatë fashës orare 17-20.55.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me tetë grupe të forcave të saj operacionale, ka kontrolluar në burgun e Rrogozhinës 8 dhoma ku janë konstauar pajisje elektronike si televizorë, aparatura digitalbi, të cilat i kishin të cënuar elementët e sigurisë “vulat”.

Gjithashtu është gjetur një orë dore, që dyshohet se përdorej si pajisje komunikimi. Ndërsa në burgun e Reçit është gjetur një pajisje komunikimi Android e modifikuar në një kuti kartoni, e cila e lidhur me televizorin mund të realizojë nderveprim në rrjetet sociale. Po ashtu u gjetën një thikë e improvizuar, audio dore e modifikuar me dalje USB etj.

 

Të fundit