Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Koncesionari i Porto Romanos rrafshoi monumentin kulturor për një port hidrokarburesh, institucionet bëjnë një 'sy qorr'

Prej të paktën 16 shekujsh, një mur rrethues fortifikonte një rrip toke midis detit dhe kënetës në Porto-Romano, rreth 7 kilometra në veri të Durrësit, duke e mbrojtur nga zbarkimet e papritura të anijeve armike.
Monumenti i Kulturës njihet si “Muret e Portës” dhe mendohet të jetë ndërtuar në shekullin e V të Erës Sonë, që përkon me periudhën e sundimit të Perandorit Anastas.
Nga fortifikimi i dikurshëm i periudhës së Antikitetit të Vonë kishin mbijetuar rreth 60 metra linear mur, si edhe një kullë katërkëndëshe – pjesë e trashëgimisë së mbrojtur të Shqipërisë.
Por në fillim të prillit të këtij viti, nga monumenti i kategorisë së parë ishin rrafshuar rreth 25 metra mur, mbi të cilat ngrihej porta hyrëse, dikur e kuruar me qemer.
Të dhënat e siguruara nga Media Amfora përmes vëzhgimeve në terren dhe kërkesave për të drejtë informimi tregojnë se dëmtimi i murit antik nuk erdhi nga ndonjë sulm i anijeve armike, por nga punimet e kryera nga kompania koncesionare Porti MBM, që po ndërton një port hidrokarburesh dhe mallrash në Porto-Romano.
“Aty ka qenë porta e hyrjes, nga ajo e ka marrë emrin. Shërbente për të gjithë komunikimin,” shpjegon për pjesën e rrafshuar të murit, Prof. Dr. Apollon Baçe, një nga autorët e një studimi të kryer në vitin 1975 për monumentin “Muret e Portës”.
Të dhënat e siguruara nga Amfora tregojnë gjithashtu se shkatërrimi i monumentit të kulturës ishte i paralajmëruar dhe se një sërë institucionesh përgjegjëse bënë një sy qorr ndaj rrezikut që i kanosej atij.
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT, inspektoratit lokal i Bashkisë së Durrësit si dhe Policia e Shtetit nuk ndëhynë, ndonëse u kërkohej që prej korrikut të vitit 2020 që të ndalonin punimet pranë monumentit “Muret e Portës”.
Kompania koncesionare Porti MBM – Multi Buoy Mooring është një bashkim operatorësh i udhëhequr nga konglomerati Kastrati Group, që zotëron paketën kontrolluese të aksioneve.
Shoqëria koncesionare nuk ju përgjigj pyetjeve të Medias Amfora mbi rrafshimin e një pjese të murit antik deri në publikimin e këtij shkrimi.
Shqetësimet për monumentin
Monumenti i Kulturës i Kategorisë së Parë me status ruajtjeje që nga viti 1948 dhe që mbronte qytetin në antikitet, u rrafshua pjesërisht nga “Shoqëria koncesionare Porti MBM (Multi Buoy Mooring)”.
Në vitin 2015, Kuvendi i Shqipërisë miratoi koncesionin e formës BOT për ndërtimin e një porti hidrokarburesh në Porto-Romano si dhe operimin e tij për një periudhë 35 vjeçare. Kontrata u amendua sërish në vitin 2020, kur kompanisë Porti MBM iu dha gjithashtu e drejta e zgjerimit të aktivitetit si një port tregtar.
Sipas projektit fillestar, punimet për ndërtimin e portit ishin disa metra larg monumentit të kulturës “Muret e Portës”, por gjithçka ndryshoi kur kompania koncensionare kërkoi të ndërtonte një dallgëthyes në vendin më të afërt të kodrës përballë, në anën jugore të portit.
Në mars të vitit 2018, kërkesa e kompanisë shkaktoi shqetësim gjatë diskutimeve në Kuvend për shkak të rreziqeve që i kanoseshin monumentit.
“Ndërtimi i këtij dallgëthyesi është shumë afër, asnjë metër larg në distancë nga monumenti i kulturës nr. 29 në inventarin e Ministrisë së Kulturës”, pyeti asokohe deputetja e opozitës, Fatbardha Kadiu, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.
“A ka bërë kjo ministri një vlerësim, një leje apo një autorizim për ndërtimin e këtij dallgëthyesi në distancë me këtë monument kulture të shpallur nga Ministria e Kulturës?”, shtoi ajo sipas proces-verbalit të mbledhjes.
I pranishëm në mbledhje, Ledion Lako, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës tha se dy grupe ekspertësh kishin bërë vëzhgime, që sipas tij nuk kishin konstatuar gjetje arkeologjike nënujë dhe në tokë.
Të dhënat e siguruara nga Media Amfora tregojnë se institucionet e kulturës ndërmorën vendime kundërthënëse sa i përket mbrojtjes së monumentit të kulturës “Muret e Portës”.
Më 27 korrik 2018, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve i miratoi koncesionarit kërkesën për të kryer punime në gjurmët e zonës së mbrojtur. Teksa më herët, më 3 qershor 2016, Ministria e Kulturës e mori në mbrojtje ligjore murin me kullën antike dhe lëshoi urdhrin për “Shpalljen e Zonës së Mbrojtur të Objektit Monument Kulture Kategoria e I-rë ‘Muret e Portës’, Porto-Romano, Durrës”.
Ndërsa Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë me vendimin e 24 janarit 2017 i kërkoi kompanisë sipas ligjit që të lidhte akt-marrëveshje tre palëshe me një subjekt privat në arkeologji që do të monitoronte punimet.
“Deri në këtë moment subjekti zhvillues nuk është paraqitur pranë institucionit për nënshkrimin e akt-marrëveshjes”, u përgjigj mbi mos zbatimin e vendimit nga ana e kompanisë, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, IKTK.
Por megjithëse akt-marrëveshja për monitorimin arkeologjik të punimeve nuk u lidh, koncensionari arriti të merrte edhe një shtesë kontrate nga Kuvendi i Shqipërisë.
Në vitin 2020, në Kuvendin e Shqipërisë mbërriti një tjetër propozim që synonte t’i jepte portit të hidrokarbureve në Porto-Romano edhe të drejtën për të operuar anijet e mallrave.
Gjatë diskutimeve në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, deputetët iu rikthyen shqetësimeve për mbrojtjen e monumentit.
“Gjithashtu, ajo gjë që kam pasur edhe atëherë shqetësim [viti 2018] dhe vazhdoj ta kem edhe sot, është se në afërsi të portit është një objekt kulturor i kategorisë së parë”, pyeti relatori i ligjit, deputeti socialist Arben Pëllumbi.
“Është një mur venecian, i cili duhej edhe të mbrohej edhe të mirëmbahej. Dua të di, aq informacion sa mund të keni, në çfarë kushtesh është sot dhe nëse koncesionari i ka kushtuar vëmendjen e duhur këtij objekti kulturor apo jo?”, pyeti ai.
Pyetja mbeti përsëri pa përgjigje nga institucionet e kulturës.
Më 26 gusht 2020, ekipi i Medias Amfora fotografoi shenjat e eskavatorëve mbi murin antik. Kompania kishte rrafshuar kodrën pas monumentit të kulturës, duke transformuar përgjithmonë peizazhin e zonës.
Linja e rrafshuar e murit u fotografua në këmbë për herë të fundit nga ekipi i Medias Amfora më 1 dhjetor 2021. Teksa pjesa e mbetur e monumentit, përfshirë një kullë të fortifikuar u betonizua përqark dhe rrezikohet nga lëvizja e mjeteve të rënda.
Monumenti mendohet se u ndërtua si fortifikim për të kthyer qytetin e Durrësit gati në një ishull dhe ndërpriste lidhjen tokësore midis detit e lagunës.
“Po flasim për një nyje ku shkarkohet hidrovori, ku kemi një port, ku kemi historinë. Madje historinë e gjurmëve të para jetës në zonën e Durrësit dhe njëkohësisht flasim për vlera historike të larta”, tha Artan Kacani, planifikues territori.
Ndërsa arkeologët theksojnë se monumenti i dëmtuar dhe e gjithë zona mbartin vlera të rëndësishme historike.
“Që nga bregu në thellësi të ujit, deri në 1 metër, në një sipërfaqe prej pothuajse një hektar shtrihej një vendbanim i mbuluar nga uji dhe që identifikohej nga tjegullat tipike të shekullit IV Para Krishtit”, kujton kërkimet e tij përpara disa viteve, arkeologu Neritan Ceka.
“Në këto kodra janë gjetur banesa, tempuj, madje edhe arkaike, të shekullit V Para Erës Sonë. Një pjesë e qytetit zhvillohej edhe në këto zona,” shtoi arkeologu Apollon Baçe.
Institucionet bëjnë një sy qorr
Media Amfora zbuloi se një pjesë e institucioneve shtetërore ishin në dijeni të punimeve që sollën shkatërrimin e monumentit antik në Porto-Romano dhe nuk ndërhynë në terren pas një kërkese të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Tiranë, DRTK.
Më 27 korrik 2020, DRTK Tiranë i kërkoi Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Bashkia Durrës, si edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit që të ndërhynin për të ndaluar punimet që po kryheshin në Zonën e Mbrojtur “Muret e Portës”.
“Ju lutemi, të merren masat e duhura nga ana juaj dhe të pezullohen punimet menjëherë, pasi veprimtaria ndërtimore mund të dëmtojë rëndë karakterin kulturor të zonës”, informoi tre institucionet, kreu i DRTK Tiranë, Olsi Plasa.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit Bashkia Durrës, sqaruan përmes përgjigjeve zyrtare se nuk kishin ndërmarrë asnjë inspektim për rastin.
Dëmtimi i pakthyeshëm i monumentit “Muret e Portës” nuk janë shqetësimi i vetëm mbi punimet që kompania koncesionare po kryen për ndërtimin e portit. Porto- Romano përbën edhe një pikë strategjike për Forcën Detare të Ushtrisë Shqiptare, e cila duket se është prekur gjithashtu nga punimet.
Media Amfora zbuloi se ndaj koncensionarit janë depozituar 3 kallëzime penale në Prokurorinë e Durrësit, 2 prej të cilave morën vendimin e mosfillimit të hetimeve. Kallëzimi i tretë ndaj kompanisë Porti MBM është depozituar nga Komanda e Forcës Detare.
“Gjatë kryerjes së punimeve për zhvillimin e Portit MBM, në afërsi të pronës kompania koncesionare ka bërë ndërhyrje të pjesshme në një pjesë të sipërfaqes dhe komponentëve të pronës nr. 219”, sqaroi Ministria e Mbrojtjes.
Prokuroria e Durrësit shpjegoi se ka regjistruar procedimin penal me numër 1755/2020 dhe po vijon hetimin për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”, për pronën e ushtrisë që gjendet pranë murit antik.
Prokuroria sqaroi gjithashtu se nuk kishte filluar hetime për një kallëzim të depozituar nga Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Durrës, si edhe për kallëzimin e depozituar nga Piro Bare, administratori i kompanisë tjetër koncensionare të portit më të hershëm të hidrokarbureve, Romano Port.
Lidhur me pretendimet e kompanisë Romano Port, prokurori Pali Deçolli argumentoi në vendimin e mosfillimit se çështja po shqyrtohej nga Gjykata e Durrësit si çështje civile dhe për sa kohë vijonte, nuk mund të niste një hetim nga prokuroria pa u shprehur gjykata.
Pak javë më vonë, më 14 qershor, Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Durrës kallëzoi në prokurori koncesionarin e portit për të njëjtat punime të konstatuara pa leje.
“Inspektorët IMT Bashkia Durrës, gjatë kryerjes së detyrës kanë konstatuar punime ndërtimi, kollona betoni, kollona me konstruksion metalik, sistemim të territorit pa leje përkatëse, të kryera nga shoqëria MBM”, thuhet në vendimin e prokurores Teuta Rrudha.
Më tej rezulton se inspektorët kanë nxjerrë vendim për prishjen e objektit të kundraligjshëm dhe kanë gjobitur kompaninë koncensionare.
Megjithatë, prokurorja Teuta Rrudha ka argumentuar në vendimin e saj të mos nisjes së hetimit se kompania koncensionare kishte paraqitur vendimet e qeverisë shqiptare për miratimin e lejes për ndërtimin e portit.
Ndërsa Prokuroria e Durrësit po hetonte ende kallëzimin e Forcës Detare, në dhjetor 2021, eskavatorët e kompanisë rrafshuan një pjesë të monumentit të mbrojtur me ligj.
“Është prishur pikërisht porta që i ka dhënë edhe emrin vendit”, thotë arkeologu Neritan Ceka, i cili shton se ligji parashikon ndërhyrjen e prokurorisë për këtë rast si dhe procedimin e dëmtuesve.
Prof. Dr. Apollon Baçe thekson gjithashtu se shkak për dëmtimin e monumentit është bërë mungesa e kontrollit të punimeve të kompanisë private.
“Institucionet nuk kanë kryer detyrat e tyre funksionale”, tha arkeologu Baçe, dikur drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës Gani Strazimiri.
Planifikuesi i territorit, Artan Kacani, thotë me keqardhje se monumenti i kulturës mund të ruhej nëse porti do të ishte projektuar të ndërtohej më në brendësi të territorit tokësor.
“Mund të ruhej madhështia e murit si një hyrje e shpejtë e anijeve, si dikur, t’i kthehej ai lloj vëzhgimi Porto-Romanos, të shoqëroheshin anijet për në brendësi të territorit, të kthehej peizazhi panoramik”, përfundon analizën Kacani.
Dëmtimi i trashëgimisë kulturore në këtë pjesë të qytetit të Durrësit u raportua edhe nga qytetarët përmes platformës “Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar” të Medias Amfora, duke evidentuar edhe humbjen e rrugës që dikur e lidhte zonën me Plazhin e Kallmit.
Marrë nga Amfora.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38