Flash News

E-TJERA

Koncesionet në shëndetësi, gazetarja: Do të kemi një ish-ministër nën akuzë

Koncesionet në shëndetësi, gazetarja: Do të kemi një

Gazetarja Anduena Llabani ka folur rreth koncesioneve në shëndetësi ku pas përfundimti të hetimeve nga SPAK, çështja do t’i drejtohet gjykatës.

E ftuar në MCN Tv, Llabani tha se ish-ministri Ilir Beqaj është personi kyç i cili është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni.

Llabani shtoi se është një listë e gjatë zyrtarësh që pritet të merren në pyetje, ndërsa theksoi se disa prej tyre do të vihen nën akuzë edhe për çështjen e check up-it.

“Edhe pse me arrestimet e fundit patëm një tablo, një shije të mirë që po lëviz SPAK-u, sigurisht ka çështje të tjera që vlojnë në SPAK. Është çështja që lidhet me sterilizimin e aparateve, laboratarët që janë ngritur dhe s’kanë funksionuar kurrë. Çështja do shkojë në gjykatë. Presim surpriza në marrjen të pandehur të ish-zyrtarëve të lartë që kanë përcaktuar edhe kompanitë fituese në tendera. Beqaj është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni, por nuk kemi parë një përcaktim nëse ai do të jetë i pandehur. Duket se SPAK-u edhe në këtë rast do bëjë atë 360 gradësh-in.

Është një listë e gjatë personash që janë në varësi të ministrit. Kështu që do ketë nga lart deri te pjesa fundore e ministrisë. Ka informacione që do kemi ish-ministër të vënë në akuzë për këtë çështje. Do të ketë zyrtarë të lartë të vënë në akuzë edhe për çështjen e check up-it”, tha Llabani.

 

Të fundit