Flash News

E-TJERA

Koncesionet në Shëndetësi, ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Koncesionet në Shëndetësi, ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet

Ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK.

Kujtojmë se Beqaj, në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ për hetimet lidhur me sterilizimin, duhet të paraqitet në SPAK çdo të premte në ora 15:30.

Ndaj ish-ministrit Gjykata e Posaçme caktoi masën detyrim paraqitje dy herë në muaj në prokurori, për akuzën shpërdorim detyre në mesin e muajit nëntor të 2023.

Hetimi bën fjalë për shkeljet e pretenduara nga SPAK, në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Beqaj gjithashtu është person nën hetim për çështjen e check -up dhe disa ditë më parë iu kontrollua banesa pasi ka dyshime se ka abuzuar edhe me fondet e SASPAC.

 

Të fundit