Flash News

E-TJERA

Koncesionet ‘përplasin’ Ibrahimajn, Tabakun dhe Denajn/ Shalsi ndërpret mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë

Koncesionet ‘përplasin’ Ibrahimajn, Tabakun dhe Denajn/ Shalsi

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ku po diskutohen shpenzimet e projektbuxhetit 2022.

Kas qenë fillimisht deputetja e opozitës Jorida Tabaku e cila ngriti shqetësimin e kriza energjetike që kryeministri Edi Rama shpalli dy muaj më parë, nuk po reflektohet si duhet në projektbuxhetin e vitit.

Tabaku nënvizoi kontratat koncesionare si më shqetësueset e projektbuxhetit, pasi sipas saj qyetarët paguajnë për një shërbim që nuk e marrin dhe nga ana e qeverisë nuk ka një transparencë lidhur edhe me kontratat koncesionare të publikuara nga KLSH-ja.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financës Delina Ibrahimaj iu drejtua Tabakut duke i vënë në dukje se kishte një ngatërrim konceptesh dhe moslexim të buxhetit nga ana e saj. Komenti i Ibrahimajt ngjalli debate mes dy deputeteve. Tabaku e akuzoi ministren se vazhdimisht bën arrogancë me deputetët, teksa pjesë e debatit u bë edhe deputetja Anila Denaj.

PJESË NGA DEBATI:

Tabaku: Kam një shqetësim sa i përket situatës energjetike. Dy muaj më parë kryeministri deklaroi se ka një krizë energjetike, si reflektohet kjo në buxhetin e shtetit në drejtim të mbështetjes qytetarëve. Nuk e shoh shqetësimin që do të hasë tregu, por edhe familjet shqiptare, nuk trajtohet aspak as rritja e çmimit të gazit. Detyrimet e prapambetura që lidhet me totalin e detyrimeve të prapambetura! Thatë 18 mlrd. Besoj se ministria nuk është treguar e vërtetë. Investimet publike janë në një nivel shumë të ulët. Kjo qeveria ka shpenzimet më të mëdha që ka pasur ndonjëherë, por këtë nuk e shoh farë të reflektuar në politika. Një rritje e tillë e shpenzimeve publike e papërkthyer në prioritete është një shqetësim shumë i madh janë fondet për arsimin profesional. Fondi i përndjekurve politikë, përmbytjet. Shqetësimi më imazh janë PPP. Shqetësimi më i madh në këtë buxhet janë kontratat koncesionare. KLSH thotë për të paktën 5 kontrata koncesionare 4 prej tyre në shëndetësi, ne jemi duke paguar pa u kryer shërbimi. Kontratat koncesionae të përmenduar nga KLSH, ne nuk kemi asnjë marrje masë, por vijojmë pagesën. Kemi paguar një kontratë koncesionare për PPP-në e fiskalizimit dhe kemi pagesë vetëm për çelsat. Shpenzimi për Tetarin Kombëtar.

Ibrahimaj: Në komentet tuaj ka ngatërrime të koncepteve dhe mos lexime të buxhetit. Është parashikuar një garanci sovrane prej 8 mlrd lekësh për të përballuar krizën energjetike. Çmimet e energjisë nuk do të preken për konsumatorët dhe për bizneset e vogla. Qeveria shqiptare është angazhuar fort që detyrimet e prapambetura nga viti në vit. Në nuk i fshehim detyrimet e prapambetura. Detyrimet e prapambetura. Qeveria është angazhuar që të ulen nga viti n vit. Ne nuk i fshehim detyrimet e prapambetura,  nuk i fshehim detyrimet që mund të vijnë si kontingjencë. 

Tabaku: Po drejtoheni me arrogancë. jemi të gjithë njësoj askush s'ka pse ndihet superior. Çdo dokument që kalon në këtë komision e lexoj. Nuk ju përgjigjet 75% të pyetjeve.

Ibrahimaj: Nuk ka arrogancë. Më vjen keq që u konceptua si e tillë. Por kërkoj të mos shtrembërohen faktet. Qeveria është e kujdesshme  në transparencë.  Lista e koncesioneve publikohet për transparencë dhe disiplinim për koncesionet që do të vijnë më të ardhmen.

Denaj: Janë 13.8 mld lekë shpenzime në vit për koncesionet. 13% e të ardhurave faktike, por dua të ndaloj tek zërat, janë 13 koncensione nga të cilat në total 5 miliardë për infrastrukturë rrugore, ku 3 mld është Rruga e Arbrit, 4 mld për shëndetësi dhe 2 miliardë për shërbimin e skanimit, program i kohës suaj, ku pagesa bëhet pavarësisht nëse skanohet.

Ndërhyn Tabaku

Denaj: Mos u emociono kaq shumë kur flisni nuk ju ndërpresim kur vjen puna për një kontratë të kohës suaj…

Shalsi: Ta ndërpres mbledhjen dy minuta? Ndërpritet mbledhja

Spaho: Nëse doni të bëni debat…

Denaj: Jo unë nuk po bëj debat, po them faktet.

 

Të fundit