Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Për më shumë se një dekadë, koncesionet dhe Partneritetet Publike-Private (PPP) u shndërruan në një nga aktivitetet më fitimprurëse të ekonomisë shqiptare.
Në shumë raste, marrëveshjet garantonin fitim pothuajse të sigurt për operatorët privatë, pasi rreziqet financiare mbeteshin mbi shtetin. Kjo qasje e bëri modelin shumë tërheqës për bizneset, duke krijuar një treg të veçantë për shërbime publike të kontraktuara në afatgjatë.
Por vite më vonë, bilanci është më i diskutueshëm. Hetimet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) kanë zbuluar raste ku kompanitë kanë përfituar miliona euro nga buxheti i shtetit pa kryer shërbimet e kontraktuara, si në rastin e famshëm të inceneratorëve, që u kthye në simbol të abuzimit me fondet publike.
Falë sigurisë së lartë dhe marzhit të garantuar të fitimit, PPP-të dhe koncesionet u bënë për shumë kohë një model biznesi i privilegjuar, ku rreziku ishte minimal, ndërsa norma e kthimit tejkalonte sektorët e tjerë të ekonomisë.
Megjithatë, me kalimin e viteve, u bë e qartë se një pjesë e këtyre projekteve nuk i shërbyen realisht interesit publik.
Në disa fusha, si menaxhimi i mbetjeve dhe shëndetësia, kontratat po hetohen për parregullsi në mënyrën si janë dhënë, zbatuar apo financuar.
Pas më shumë se dhjetë vitesh dominim në renditjen e sektorëve me kthimet më të larta, viti 2022 shënoi kthesën e parë të dukshme.
Të dhënat financiare tregojnë se normat e fitimit për shumë koncesionarë nisën të bien, ndërsa tendenca ka vijuar edhe gjatë viteve 2023 dhe 2024.
Ndërkohë, disa kontrata koncesionare kanë përfunduar, por në disa raste, vendin e tyre e kanë zënë ndërmarrje shtetërore, të cilat po regjistrojnë gjithashtu norma të larta fitimi, duke treguar se përfitimi financiar nuk është zhdukur, por është zhvendosur.
Megjithatë, disa kontrata të tjera që ndodhen ende në fuqi vazhdojnë të gjenerojnë kthime të konsiderueshme, duke mbetur ndër aktivitetet më fitimprurëse në treg, pavarësisht kritikave për mungesën e transparencës dhe eficiencës ekonomike.
Gjatë vitit 2024 përfunduan dy koncesione.
Kontrata e koncesionit ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “Sicpa Security Solutions S.A.” e “Sicpa Security Solutions Albania sh.p.k.”, për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave përfundoi në datën 31 dhjetor 2024, pasi ishte zgjatur edhe me dy vjet në janar 2023.
Të ardhurat e kompanisë ishin 863 milionë lekë në vitin 2024, ndërsa u raportuan humbje prej 6 milionë lekësh. Nga janari 2025, prodhimi dhe shpërndarja e pullave kryhet nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë.
Një tjetër koncesion që ka përfunduar është ai i markimit të karburanteve që po zbatohej nga “GFI Albania”. Kontrata, që fillimisht ishte 10-vjeçare përfundoi më 1 gusht 2024, pasi u shty dhe me një vit. Shoqëria nuk ka dorëzuar bilanc për vitin 2024, ndërkohë që ka mbyllur adresat dytësore.
Më 31 korrik 2023 përfundoi dhe kontrata me “Aleat”, që kishte me koncesion prodhimin e dokumenteve të qytetarëve shqiptarë.
Pas përfundimit të periudhës së koncesionit, Shoqëria i ka kaluar Autoritetit zotërimin e vendndodhjeve të koncesionit dhe mjediset e koncesionit dhe të gjitha asetet e projektuara dhe të përdorura gjatë periudhës së koncesionit.
Gjatë operimit të tij, “Aleat” ka realizuar norma të larta fitimi.
P.sh., në vitin 2022, i fundit i operimit si i plotë, “Aleat” regjistroi të ardhura prej 5.5 miliardë lekësh dhe fitime 1.7 miliardë lekë, me normë fitimi prej 31%.
Në vitin 2021, që është dhe viti me rezultatin më të lartë, të ardhurat ishin 6.5 miliardë lekë dhe fitimi 2.6 miliardë lekë, me një normë prej rreth 40%, që gjithsesi mbetet pak më e ulët se ajo e operatorit shtetëror.
“Aleat” realizoi një qarkullim vjetor prej mbi 404 milionë eurosh xhiro dhe rreth 110 milionë euro fitime neto gjatë një dekade operimi, sipas të dhënave nga bilancet.
Kompania shtetërore, që kryen tashmë shërbimin e dokumenteve të identitetit, “Identitek”, ka hyrë në listën e “Monitor 200”, duke raportuar të ardhura prej 3.7 miliardë lekësh, në dyfishim nga viti i mëparshëm.
Edhe fitimet e kompanisë u dyfishuan në 1.6 miliardë lekë. Norma e fitimit ishte 44%.
Shtetasit shqiptarë kanë ndërkohë kostot më të larta në rajon për marrjen e pasaportave dhe kartave të identitetit. Në Shqipëri, për të marrë një pasaportë biometrike, duhen paguar 7500 lekë, ose rreth 75 euro.
Me afat të përshpejtuar, për 2-3 ditë, tarifa rritet në 18 mijë lekë (rreth 180 euro).
Në Kosovë, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, tarifa për pasaportë biometrike është 30 euro për personat mbi 18 vjeç dhe 15 euro për pensionistët.
Për procedurë të përshpejtuar (brenda 72 orëve) shtohen edhe 5 euro. Për fëmijët, kostoja është 20 euro (për 5 vjet).
Në Mal të Zi, pasaporta normale biometrike kushton 40 euro. Në Maqedoninë e Veriut, kostoja është rreth 40 euro. Edhe në Serbi e Mal të Zi, tarifa nuk i kalon 40 euro.
Në BE, tarifat për pasaportë biometrike luhaten zakonisht në 30–40 euro në vendet e Europës Lindore / Qendrore (p.sh. Bullgaria, Hungaria, Kroacia) dhe 60–90 euro në vendet e Europës Perëndimore (p.sh. Franca rreth 86 euro, Gjermania rreth 70 euro, Italia rreth 73 euro).
“Tirana International Airport” (TIA), që menaxhon aktivitetin e Aeroportit të Rinasit, është një ndër koncesionet më fitimprurëse. Kompania raportoi fitime prej 4.4 miliardë lekësh, ndërsa norma e kthimit ishte rreth 40%.
Sipërmarrje të hapura që nga fillimi i viteve 2000 raportojnë norma të larta fitimi.
P.sh., “Regjistri i Barrëve Siguruese”, një kontratë koncesionare e vitit 2009 për veprimtarinë e mbajtjes, ruajtjes, kryerjes së të gjitha veprimeve në lidhje me Regjistrin e Barrëve Siguruese, është aktiviteti me normën më të lartë të kthimit në këtë segment.
Në vitin 2024, kompania raportoi fitime prej 210 milionë lekësh, me normë fitimi 64.4%, pothuajse njësoj me vitin e mëparshëm.
“La Petrolifera Italo Albanese”, që ka me koncesion portin e hidrokarbureve në Vlorë, ka dalë që në vitin 2022 nga renditja e “Monitor 200”. Në vitin 2024, kompania raportoi të ardhura prej 391 milionë lekësh, me rritje 26%.
Kompania deklaroi fitime minimale prej 22 milionë lekësh, pas humbjeve prej 66 milionë lekësh në vitin 2023.
“S2 Albania”, e cila zbaton marrëveshjen e koncesionit të skanimit, raportoi 183 milionë lekë fitime në vitin 2023, me rënie 28% me bazë vjetore. Norma e fitimit ishte 12%. Për vitin 2024, kompania nuk ka dorëzuar ende bilanc.
Shoqëria koncesionare “Porti MBM”, që ka me koncesion portin e hidrokarbureve në Porto Romano, realizoi fitime prej rreth 500 milionë lekësh në vitin 2024, sipas të dhënave paraprake nga Tatimet (kompania nuk ka dorëzuar bilanc).
Norma e fitimit ishte rreth 40%.
Koncesionarët PPP, tani fiton vetëm inceneratori dhe “check up”
Pas vitit 2013, koncesionet u dhanë në formën e Partneritetit Publik-Privat (PPP), nëpërmjet së cilës, kompania private ofronte shërbimin dhe paguhej sipas një plani vjetor nga buxheti i shtetit, në ndryshim nga koncesionet e para në vitin 2013, kur subjekti privat merrte shërbim ekskluziv, por nuk kishte pagesa direkte nga buxheti.
Sipas Ministrisë së Financave, në vitin 2024, rezultojnë 10 kontrata koncesionare/PPP me mbështetje buxhetore.
Pagesat faktike për vitin 2024, në total arritën në 13.3 miliardë lekë, me rritje vjetore prej 5%, duke shënuar nivelin më të lartë historik që prej vitit 2017, kur ka filluar raportimi.
Nga këto, rreth 40% shkuan për koncesionet e shëndetësisë, 26.4% për Rrugën e Arbrit, 7% për inceneratorin e Tiranës.
Buxheti paguan një pjesë të shërbimit të skanimit, pas rishikimit të kontratës në 2013-n, që ulte pagesat direkte për bizneset.
Ky koncesion mori 10.6% të pagesave të buxhetit në vitin 2023. Për infrastrukturën arsimore shkoi 5.4% e totalit.
Shëndetësia, tre nga katër koncesionet me fitime minimale
“3P Life logistic”, që zbaton Kontratën e Koncesionit / Partneritetit Publik-Privat për Paketën e Shërbimeve të Kontrollit Mjekësor Bazë për Grupmoshat 40-65 vjeç, është i vetmi nga koncesionet e shëndetësisë që janë në listën e “Monitor 200”, sipas fitimeve. Kompania ka përmirësuar aktivitetin, pas pezullimit të përkohshëm, që shënoi gjatë periudhës së pandemisë.
Në vitin 2024, koncesionari raportoi të ardhura prej 730 milionë lekësh, njëlloj sa një vit më parë. Fitimet u rritën me 28%, në 274 milionë lekë. Norma u përmirësua në 37.5%, nga 29.3% vitin e mëparshëm.
Sipas të dhënave të detajuara në bilanc, rritja e fitimeve erdhi nga ulja e shpenzimeve për lëndën e parë. Ky është i vetmi koncesion nga shëndetësia në listën e “Monitor 200”, sipas fitimeve.
“SaniService” fitoi në vitin 2015, koncesionin për “Ofrimin e shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, me afat 10-vjeçar.
“SaniService” raportoi të ardhura prej rreth 1.52 miliardë lekësh në 2024, por fitimet ishin minimale prej 45 milionë lekësh, nga 57 milionë lekë në vitin 2023 dhe 215 milionë lekë në vitin 2022, me një normë minimale prej 3%.
“Laboratory Network” ofron me koncesion shërbimin laboratorik të disa spitaleve në vend. Të ardhurat e kompanisë, sipas bilancit zyrtar të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ishin 1.88 miliardë lekë në vitin 2024 (me rritje 8.5%), ndërsa fitimi para taksave ra me 139%, në 74 milionë lekë.
Norma e fitimit për koncesionin e laboratorëve zbriti në 4%, nga 10.3% vitin e mëparshëm.
Sipas të dhënave të detajuara në bilanc, rënia e fitimeve erdhi si rrjedhojë e rritjes së shpenzimeve të lëndëve të para.
Koncesioni laboratorik i spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës, u firmos në mbledhjen e 24 prillit 2019 nga qeveria dhe hyri në fuqi, në dhjetor të vitit 2019. Vlera e kontratës është 13 miliardë lekë, ose rreth 106 milionë euro, afati i së cilës përfundon në vitin 2028.
Kompania tjetër “DiaVita”, e cila ofron shërbimin e dializës nëpërmjet një koncesioni, në vitin 2024 raportoi të ardhura prej 907 milionë lekësh, por fitimet mbeten minimale, në vetëm 6.6 milionë lekë, nga rreth 36 milionë lekë vitin e mëparshëm.
Norma e fitimit në vitin 2024 ishte më pak se 1%, nga gati 4% në 2023. Shoqëria merr financime nga buxheti i shtetit për shërbimin e dializës që ajo ofron prej disa vitesh në disa qytete të vendit.
Sipas kontratës me qeverinë, “DiaVita” ofron shërbimin e dializës në 5 qendra pranë spitaleve, përkatësisht në Lezhë, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.
“Albanian Highway Concession” ka fituar koncesionin për plotësimin e ndërtimit, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës Milot – Morinë, me afat 30 vjet, e miratuar në vitin 2016, por zbatimi i saj nisi vetëm në shtator të vitit 2018. Ajo është një konsorcium mes dy sipërmarrjeve të mëdha, “Kastrati” dhe “Salillari” (me nga 50% secila).
Kompania raportoi të ardhura 3.6 miliardë lekë në vitin 2024, me rritje të fortë prej 68% me bazë vjetore (50% e qarkullimit vjetor erdhi nga tarifat neto dhe pjesa tjetër nga “Të ardhurat e përllogaritura mbi vlerën e investimit të kryer”.
Në vitin 2024, kompania raportoi fitime prej 247 milionë lekësh, me rritje 16% me bazë vjetore. Norma e fitimit ra në 6.9%, nga 10% vitin e mëparshëm.
“GJOKA 87”, e krijuar në prill 2018, në pronësi të “Gjoka Konstruksion”, po ndërton me koncesion Rrugën e Arbrit.
Kompania, që ka nënkontraktuar shoqërinë mëmë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit (GJOKA) deklaroi fitim minimal prej 200 mijë lekësh në vitin 2024, me një normë prej 0.01%.
Sipas raportit të aktivitetit, “për vitin 2024, të ardhurat e realizuara për punimet e kryera në Rrugën e Arbrit janë 2.9 miliardë lekë. Në total janë realizuar 96.5% e punimeve të parashikuara për ndërtimin e kësaj rruge.
Për vitin 2024 kemi një zvogëlim të shpenzimeve për interesa krahasuar me vitin 2023, si rezultat i uljes së normës së interesit të huasë bankare.
Burimet e financimit për këtë projekt bazohen në gjendjen financiare të shoqërisë ‘Gjoka Konstruksion’, si dhe në financimet nga bankat e nivelit të dytë”.
Kompania merr më pas pagesa vjetore nga buxheti, bazuar në kontratën koncesionare dhe parashikimet buxhetore për pagesat e koncesioneve.
“Gjoka 87” sh.p.k. ka nënkontraktuar për realizimin e punimeve shoqërinë “Gjoka Konstruksion” sh.a., e miratuar nga Autoriteti Kontraktor.
Shoqëria mëmë “Gjoka Konstruksion” raportoi fitime prej rreth 3.1 miliardë lekësh, në vitin 2024, me një normë prej 29%.
Tre koncesionet e inceneratorëve mbeten ndër rastet më të debatuara të Partneriteteve Publike – Private, për shkak të shkeljeve të shumta dhe abuzimeve financiare që po zbulon hetimi i SPAK.
Këto projekte, që për vite me radhë rezultuan ndër më fitimprurëset në sektorin e PPP-ve, janë tashmë në qendër të akuzave për korrupsion dhe pastrim parash.
Në vitin 2024, vetëm inceneratori i Tiranës ka vijuar aktivitetin, ndërsa për dy të tjerët – në Elbasan dhe Fier – kontratat kanë përfunduar.
Për të tre rastet, SPAK ka hapur procedura hetimore që zbulojnë parregullsi në çdo hallkë të procesit: që nga mënyra e dhënies së koncesioneve e deri te zbatimi dhe menaxhimi i fondeve.
Hetimet kanë evidentuar falsifikime dokumentesh pronësie, kompani fiktive të krijuara për të përfituar fondet publike, faturime të rreme dhe pagesa për punime që nuk janë kryer kurrë.
Sipas SPAK, janë përdorur skema financiare fiktive për të maskuar origjinën e paligjshme të shumave të përfituara dhe për të fshehur gjurmët e transferimeve monetare.
Ky rast, që ka përfshirë një sërë zyrtarësh dhe biznesesh të lidhura, shihet si një nga shembujt më tipikë të dështimit të modelit të PPP-ve në transparencë, kontroll dhe përgjegjshmëri financiare.
“Integrated Energy BV SPV” po zbaton projektin e inceneratorëve të Tiranës dhe është i vetmi koncesion aktiv në këtë segment që rezulton ende me fitime të larta.
Për këtë projekt, pas një procesi të gjatë hetimesh, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Tiranës vendosi në gusht 2023 masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi kompaninë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” që zotëron koncesionin e Tiranës, dhe të gjitha pasuritë e tjera në emër të kompanisë.
Akuzat janë për veprat penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim.
Në vitin 2024, kompania ishte në listën e “Monitor 200”, si për të ardhurat, ashtu dhe shpenzimet. Të ardhurat ishin 1.7 miliardë lekë, me rritje 8.5%.
Fitimet u rritën me 35%, në 1 miliard lekë, me një normë fitimi prej gati 60%, nga 47% vitin e mëparshëm. Rritja e fitimeve sipas raportit të aktivitetit erdhi nga ulja e shpenzimeve dhe kostove të personelit.
Kompania, që në 2024-n ishte në administrimin e shtetit, raporton se ka ulur dhe kreditë bankare dhe detyrimet tatimore, pasi ka shlyer taksat e vitit 2024 dhe ka marrëveshje për pagesën me këste të detyrimeve të mbartura.
Fitimi neto prej 851 milionë lekësh ka shkuar për rritjen e kapitalit aksioner, që ka arritur në 3.5 miliardë lekë. “Gjatë vitit 2024 është shënuar një rritje e investimit në impiantin e mbetjeve, ku sipërmarrës dhe investitor është shoqëria ‘Integrated Energy BV SPV’ sh.p.k.
Vlera e investimit të ri për vitin 2024 arriti në rreth 129.6 milionë lekë, duke çuar shkallën e investimeve totale në 239.5 milionë lekë, nga rreth 109.8 milionë lekë që ishte në vitin 2023”, thuhet në raportin e aktivitetit.
Koncesioni i trajtimit të mbetjeve Elbasan (“Albtek Energy”), me kosto totale prej 5.3 miliardë lekësh, me kapacitet përpunues rreth 120 – 140 tonë/ditë, sipas deklarimeve zyrtare në kontratë, u pezullua në mars 2022 nga SPAK. Kompania i mori të gjitha financimet nga buxheti para se të bllokohej. Pas vitit 2022, financimi ishte zero.
Inceneratori i trajtimit të mbetjeve në Fier (“Integrated Technology Waste Treatment Fier”), me kosto totale prej 3.97 miliardë lekësh dhe kapacitet përpunues rreth 180 – 200 tonë/ditë, u pezullua nga SPAK në mars 2022.
Edhe për vitin 2022, Ministria e Financave pagoi për këtë koncesion 376 milionë lekë, ose 45% më pak se viti i mëparshëm. Kompania nuk ka dorëzuar bilanc për vitet 2022-2024.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38