Flash News

E-TJERA

Koncesioni i Butrintit, Ceka: Plani i menaxhimit 250 mijë $ në Londër, ministrja injoroi specialistët shqiptarë

Koncesioni i Butrintit, Ceka: Plani i menaxhimit 250 mijë $ në

Dhënia e Butrintit për menaxhim një kompanie të huaj është kthyer së fundmi në një nga çështjet më të diskutuara.

Arkeologu Neritan Ceka i ftuar në Syri tv thotë se qeveria ka përjashtuar specialistët vendas duke i injoruar ata.

Sipas arkeologut ministrja përjashtoi arkeologët shqiptarë ndërsa shtoi se kanë bërë plan menaxhimi në Londër me 250 mijë dollarë, kur kanë specialistët shqiptarë.

"Grupi i interesit është ministrja që përjashton arkeologët shqiptarë me tre të rëna të lapsit.

Pra, merret plani i menaxhimit të Butrintit, 250 mijë dollarë kur kjo zonjë kishte institutin e monumenteve ta bënte pa pare fare. Shkon ADF, fondacioni, 1 milionë e 200 mijë dollarë në Butrint."-tha Ceka.

 

Të fundit