Flash News

E-TJERA

Koncesioni i Rinasit, Meta: Rast flagrant i kapjes së shtetit nga sekti në pushtet

Koncesioni i Rinasit, Meta: Rast flagrant i kapjes së shtetit nga sekti

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me kthimin për rishqyrtim të koncesionit të aeroportit "Nënë Tereza" të Rinasit.

Sipas kreut të shtetit, ky është një "rast flagrant i kapjes së shtetit nga sekti në pushtet me urdhër të Kryeoligarkut në pushtet, që ka kapur çdo institucion publik dhe tmerrohet nga zgjedhjet e lira".

Në një postim në rrjetet sociale, Meta deklaron se “çkapja” e shtetit është nevojë ulëritëse për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për të ndalur shpopullimin  e saj.

"Çkapja e shtetit është nevojë ulëritëse për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për të ndalur shpopullimin e saj.
Demokracia është kontrolli i sovranit mbi të zgjedhurit dhe jo zgjedha e oligarkisë mbi qytetarët dhe dhunimi i të drejtave të tyre kushtetuese. Dëshmova sot përballë qytetarëve të Republikës një rast flagrant të kapjes së shtetit nga sekti në pushtet me urdhër të Kryeoligarkut në pushtet, që ka kapur çdo institucion publik dhe tmerrohet nga zgjedhjet e lira dhe rivendosja e llogaridhënies demokratike. U bëj thirrje të gjithë deputetëve të reflektojnë për këtë koncesion sa më parë!" -shkruan Meta

Të fundit