Flash News

E-TJERA

Koncesioni i sterilizimit, mjeku: Ishte i panevojshëm, rriti kostot e ndërhyrjeve

Koncesioni i sterilizimit, mjeku: Ishte i panevojshëm, rriti kostot e

SPAK lëshoi 8 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të përfshirë në lidhjen e kontratës koncesionare për sterilizimin, ku mes tyre ishte edhe ish-zv.ministri Klodian Rjepaj.

Mjeku anestezist-reanimator, Pirro Prifti tha për Euronews Albania se kontrata koncesionare ka qenë e pa menduar mirë dhe rriti në mënyrë artificiale kostot e ndërhyrjeve kirurgjikale.

“Një operacion i thjeshtë më parë nuk shkonte më shumë se 15000 lekë të reja në një kohë që kjo u rrit artificialist e shkoi 45000 lekë. Ndonjëherë duheshin edhe dy apo tre sete operacionale”, tha Pirro Prifti.

Në gjykimin e tij, kontrata koncensionare ishte e panevojshme, ndërsa citon se qendra e sterilizimit e ndërtuar në QSUT iu dha falas koncensionarit në një kohë kur mund të përdorej nga shteti.

“Ky koncesion për mendimin tim nuk ka qenë i nevojshëm, sepse shteti, kishte ndërtuar në spital një qendër sterilizimi dhe nuk i kushtonte gjë që një ekip njerëzish t’i trajtonte për të bërë këtë gjë”, shtoi ai.

Të fundit