Flash News

E-TJERA

Koncesioni i sterilizimit, Shkëlqim Cani përfundon dëshminë në SPAK: Kam zbatuar ligjin

Koncesioni i sterilizimit, Shkëlqim Cani përfundon dëshminë

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK, lidhur me hetimet për koncesionin e sterilizimit në Shëndetësi.

Cani ka thënë për mediat se është i hapur për dëshmi, por nuk mund të japë detaje pasi duhet të ruajë sekretin hetimor.

Ish-ministri tha se punët që ai ka kryer janë të dokumentuara me letra dhe me ligj. Po ashtu, Cani ka mohuar të ketë pasur njohje me biznesmenin Ilir Rrapaj.

"Unë jam njeriu i cili duhet të ruaj sekretin hetimor. Nuk mund të flas në detaje për atë që ndodhi. Po ju them se ka interesim në kuadër të transparencës. Meqë është gusht, vapë është, SPAK duhet falënderuar bashkë me ju se po punojnë. Sipas mendimit tim, duhet të pyesni ata dhe jo mua. Unë kam zbatuar ligjin dhe aktet nënligjore. Ç’ne unë të njihesha me të (biznesmenin Rrapaj)? Të më jepte dhe me mua ca para? Nga ta gjej unë këtë lidhje? Pse duhet ta njoh unë atë? Unë po e jap përgjigjen saktë. Jua thash shumë herë, po atë përgjigje kam. Kur ka nisur koncesioni kam ikur nga detyra…Janë plotësuar kërkesat sipas ligjit”, tha Cani.

Të fundit