Flash News

E-TJERA

Koncesioni i sterilizimit, sot seanca në GJKKO për marrjen në pyetje të Beqajt

Koncesioni i sterilizimit, sot seanca në GJKKO për marrjen në

 

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të mbajë këtë të hënë seancën për marrjen në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me hetimet që janë kryer për koncesionin e sterilizimit të instrumenteve mjekësore.

Seanca për marrjen në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë është vendosur në orën 12:00.

Pas masës së caktuar nga gjykata, Beqaj duhet të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore çdo të premte, ndërsa nuk mund të dalë jashtë vendit pa një autorizim nga gjykata.

Të fundit