Flash News

E-TJERA

Konferenca e 7-të ndërqeveritare me BE-në, Shqipëria çel sot grupkapitullin e fundit të negociatave

Konferenca e 7-të ndërqeveritare me BE-në, Shqipëria

Do të mbahet sot në Bruksel konferenca e 7-të ndërqeveritare Shqipëri – BE, ku do të çelet grupkapitulli i fundit i negociatave “Bujqësia dhe Kohezioni”.

Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga kryeministri Edi Rama. Në konferencë do të jetë Marie Bjerre, Ministre për Çështjet Evropiane, ndërsa në tryezë do të jetë edhe komisionerja Marta Kos.

Konferenca do të nisë në orën 8:00 dhe më pas rreth orës 09:20 do të ketë një konferencë për shtyp.

Shqipëria ka hapur deri tani 5 nga 6 grupkapitujt negociues: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen gjithëpërfshirëse, si edhe Axhendën e Gjelbër.

Të fundit