Flash News

E-TJERA

Konferenca e Kryetarëve/ Tensione në selinë e Kuvendit, Garda bllokon deputetët e opozitës

Konferenca e Kryetarëve/ Tensione në selinë e Kuvendit, Garda

Deputetët e opozitës janë penguar nga garda të hyjnë në ambientet e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, e cila u shty për në orën 13.00.

Ata janë konfrontuar me punonjësit e Gardës, të cilët nuk i kanë lejuar të kalojnë shkallët për të hyrë në mbledhjen ku do raportojë ministri i Financave për buxhetin e ri.

Ndonëse stafi i Kuvendit pengoi hyrjen në sallë, deputeti Flamur Noka kërkoi një dokument ku ndalohej hyrja e deputetëve.

Kush është ajo që mbyll derën”, u shpreh i revoltuar Gazment Bardhi, ndërsa më pas deputetët e opozitës shtynë me forcë derën dhe e hapin atë, duke hyrë të gjithë në sallë, e cila në atë moment rezulton bosh. “Hiqni Gardën nga aty”, kërkon Bardhi.

Konferenca e Kryetarëve/ Tensione në selinë e Kuvendit, Garda

Në Konferencën e Kryetarëve do të paraqitej sot paradite Ministri i Financave Ervin Mete, me qëllim që të paraqiste Projektbuxhetin e vitit 2024, por ai nuk u lejua nga deputetët e opozitës, të cilët protesojnë në vazhdimësi për të drejtat e tyre të mohuara dhe presionin që po u bëhet nga mazhoranca, e cila i bllokon qëllimisht të gjitha aksionet e tyre politike. 

 

Të fundit