Flash News

E-TJERA

Konferenca e NATO-s në Tiranë, kufizohet qarkullimi në këto zona

Konferenca e NATO-s në Tiranë, kufizohet qarkullimi në këto

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave, për zhvillimin e Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, e cila do të mbahet nga data 9 deri më 10 tetor në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar për shkak të Konferencës do të ketë kufizime të përkohshme për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Kufizimet për automjetet:

"Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë edhe sheshin).

Aksi që lidh hotelin “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kufizimet për këmbësorët:

"Trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te "Pallati i Kongreseve" do të jetë i mbyllur gjatë gjithë kohës së konferencës.

Këto masa do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor deri në ora 15:00 të datës 10 tetor.

Policia e Tiranës bën thirrje të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara, si dhe të ndiqen udhëzimet e punonjësve të rendit dhe sinjalistikës përkatëse. 

Të fundit