Flash News

E-TJERA

Konferenca e parë ndërqeveritare këtë vit? Soreca: Gjykata Kushtetuese kushti për ‘të kapur trenin’

Konferenca e parë ndërqeveritare këtë vit? Soreca: Gjykata
Luigi Soreca, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca deklaron se funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese është kushti që do të mundësonte mbajtjen e konferencës së parë qeveritare këtë vit me BE.

Duke folur në studion e Ilva Now në Euronews Albania, Soreca thotë se është urgjente që të punohet nga Këshilli Emërimit të Drejtësisë dhe të gjitha autoritetet e tjera që të bëjnë të pamundurën në mënyrë që të kapim trenin

“Shqipëria shumë afër përmbushjes së të gjitha kushteve. Mendoj se gjëja e rëndësishme që duhet të jetë dhe të bëhet super urgjente, është përmbushja e vendeve në Gjykatën Kushtetuese.

Të kemi dy kandidatë para fundit të vitit, është kusht i domosdoshëm që të bëhet konferenca e parë ndërqeveritare. Të gjithë, shtetet anëtare, ambasada po presin që kjo gjë të ndodhë kështu që është e qartë që është e nevojshme, e domosdoshme, urgjente që të punohet nga Këshilli Emërimit të Drejtësisë dhe të gjitha autoritetet e tjera që të bëjnë të pamundurën në mënyrë që të kapim trenin, në lidhje me Konferencën Ndërqeveritare,” u shpreh ambasadori Soreca.

Ambasadori tha se zyrtarët duhet t’i ndjekin me vepra deklaratat që kanë bërë dhe të bëjnë progres të shpejtë, ndërsa shtoi se vonesat janë të kuptueshme duke marrë parasysh të drejtën e ankimimit të të skualifikuarve.

Sipas ambasadorit, gjykata duhet të ketë edhe dy gjyqtarë, pra minimalisht gjashtë, që të plotësohet kuorumi i nevojshëm sipas Kushtetutës për të marrë vendime.

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga katër anëtarë.

Të fundit