Flash News

E-TJERA

Konferenca e parë Ndërqeveritare, konfirmon ministri gjerman: Për Shkupin brenda vitit, Shqipëria varet nga kushtet

Konferenca e parë Ndërqeveritare, konfirmon ministri gjerman: Për

Duket se rrugët për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk do të jenë të njëjta, sa i takon mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas u shpreh gjatë fjalës së tij në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit se brenda këtij viti, në dhjetor pritet të të mbahet Konferenca e Parë e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Shqipërinë tha se varet nga kushtet.

“Ne hapëm dyert për bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi në plan që Konferencën e Parë të Anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut ta mbajmë para mbylljes së Presidencës Gjermane. Dhe, nëse kushtet do ta lejojnë, edhe me Shqipërinë”, u shpreh ministri gjerman.

Kujtojmë se për mbajtjen e kësaj konference janë vlerësuar kushte si reforma zgjedhore me marrëveshjen e 5 qershorit, reforma në drejtësi, funksionaliteti i Gjykatës së Lartë, por kërkohet ringritja e Gjykatës Kushtetuese si dhe ligji i medias.

Konferenca e Parë Ndërqeveritare përcakton fillimin në praktikë të negociatave Shqipëri-BE.

Nëse konferenca do të mbahet në dhjetor, Shqipëria duhet të ketë bërë progres konkret në 15 kushtet që Parlamenti Europian ka përcaktuar në rezolutën për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Të fundit