Flash News

E-TJERA

Konferenca e parë ndërqeveritare, presidenti i Këshillit Europian telefonon Edi Ramën

Konferenca e parë ndërqeveritare, presidenti i Këshillit Europian

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Michel shkruan në një statusi në rrjetet sociale se pret me padurim konferencën e parë ndërqeveritare që do të mblidhet pas miratimit të kornizës negociuese.

“Zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Presim me padurim konferencën e parë ndërqeveritare që do të mblidhet pas miratimit të kornizës negociuese.

Angazhim i mirëpritur për reformat e BE. Solidariteti i ndërsjellë gjatë pandemisë së COVID19 ka përforcuar më tej marrëdhënien BE-Shqipëri”, shkruan Charles Michel.

Të fundit