Flash News

E-TJERA

Konferenca selektive e Ministrisë së Mjedisit, SafeJournalist kritika: Cenon aksesin në informacion dhe shmang llogaridhënien

Konferenca selektive e Ministrisë së Mjedisit, SafeJournalist kritika:

Rrjeti SafeJournalist ka reaguar pas konferencës së organizuar nga Ministria e Mjedisit, me gazetarë të përzgjedhur.

Në reagimin e bërë, SafeJournalist shprehet se konferencat me ftesa selektive cenojnë parimin e aksesit të barabartë në informacion dhe shmang llogaridhënien e institucioneve përkatëse.

SafeJournalist thekson se transparenca institucionale kërkon konferenca të hapura pa përjashtime.

“SafeJournalists Netëork Albania shpreh shqetësim për mënyrën se si Ministria e Mjedisit, nën drejtimin e ministrit Sofjan Jaupaj, organizoi sot një konferencë zyrtare për shtyp, duke aplikuar përzgjedhje paraprake të gazetarëve dhe pa njoftim të hapur për median në tërësi.

Në një kontekst ku konferencat për shtyp me pyetje–përgjigje dhe ushtrim real të rolit mbikëqyrës të medias janë gjithnjë e më të rralla, organizimi i tyre me ftesa selektive cenon parimin e aksesit të barabartë në informacion dhe përbën një mënyrë për të shmangur llogaridhënien publike.

Transparenca dhe përgjegjshmëria institucionale kërkojnë konferenca të hapura, pa filtra dhe pa përjashtime arbitrare, në përputhje me standardet demokratike dhe të drejtën e publikut për t’u informuar”, thuhet në reagimin e SafeJournalist.

Të fundit