Flash News

E-TJERA

Konfindustria kërkon ngritjen e Entit Rregullator të Karburanteve: Politikat e dështuara kanë sjellë ‘kapjen e shtetit'

Konfindustria kërkon ngritjen e Entit Rregullator të Karburanteve:

Konfindustria ka kërkuar nga qeveria ngritjen e Entit Rregullator të Karburanteve (ERRK), me qëllim lehtësimin e pasojave të rënda që sjell kriza e naftës për qytetarët dhe bizneset.

Sipas konfindustrisë, ERRK do të shërbejë edhe për garantimin e politikave mbrojtëse fiskale, si dhe do të ngrihet mbi bazën e shembullit të vendeve të rajonit. “Politikat ekzekutive dhe agjencitë rregullatore në tregun e karburanteve kanë dështuar plotësisht në mbrojtje të interesit publik dhe kanë lejuar praninë e grupimeve me shenja të qarta të tipit kartel dhe oligopol me shenja të korrupsionit “’kapje të shtetit’”, thekson konfindustria.

Njoftimi i plotë:

Konfindustria i kërkon vendimarrjes politike, që të krijojë sa më shpejt Entin Rregullator të Karburanteve/ERRK për të lehtësuar biznesin dhe qytetarët nga pasojat e rënda ekonomike të krizave të përsëritura të naftës.

ERRK duhet të ndërtohet dhe funksionojë sipas shembullit të vendeve të tjera të rajonit, që sot e kanë cmimin deri 30-40% më të ulët dhe cilësinë mjaft më të mirë sesa Shqipëria. ERRK shërben edhe si garantues i suksesit të politikave mbrojtëse fiskale mbrojtëse.

Politikat ekzekutive dhe agjencitë rregullatore në tregun e karburanteve kanë dështuar plotësisht në mbrojtje të interesit publik dhe kanë lejuar praninë e grupimeve me shenja të qarta të tipit kartel dhe oligopol me shenja të korrupsionit “”kapje të shtetit”.

Pasojat e keqndërtimit të tregut të kartel të karburanteve janë shkatërruese në afatgjatë për ekonominë, biznesin dhe qytëtarët. Rritja e cmimit të karburanteve dhe energjisë, që ka filluar nga muaji shtator 2021 dhe në vazhdim, është shkaku kyesor i tejkalimit të inflacionit të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë në mbi 3,8%, cmimeve të shportës bazë, rritjes së kostove të bizneseve me rrezik deri në falimentim dhe goditje të fuqisë konkuruese të ekonomisë kombëtare.

Gjatë muajit shkurt 2022 cmimi i naftës në tregun shqiptar arriti në nivelet më të larta historike dhe me kahje në rritje të mëtejshme, nëse nuk merren politikat mbrojtëse.

Të fundit