Flash News

E-TJERA

Konfindustria kërkon shkrirjen e Bordit të Trasparencës: Favorizoi kartelin e karburanteve

Konfindustria kërkon shkrirjen e Bordit të Trasparencës:

Konfindustria kërkon shkrirjen e menjëhershme të Bordit të Trasparencës dhe themelimin e Entit Rregullator të Karburanteve/ERK. Kjo kërkesë vjen pasi Bordi e uli me vetëm 1 lekë çmimin e naftës, ndërsa në bursat ndërkombëtare u shënua rënia më e fortë e çmimeve, që pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Konfindustria thotë që ERK të krijohet si institucion i përhershëm, në varësi të Kuvendit të Shqipërisë, sipas modeleve rajonale të provuara të sukseshme. Gjithashtu shton se Bordi është institucion në varësinë e qeverisë dhe përbën konflikt interesi.

Konfindustria vlerëson, se Bordi i Trasparencës në gjithë vendimarrjet e tij ka vepruar në dëm të interesit publik, duke favorizuar qartësisht kartelin e karburanteve, sidomos në çmimet e  tregut të shumicës dhe tarifat e operacioneve portuale dhe depozituese, si dhe shtimin e sforcuar të të ardhurave publike me pasoja të rënda për qytetarët, biznesin dhe ekonominë kombëtare në afatgjatë.

Gjjithashtu theksohet se, Shqipëria ka sot cmimet e karburanteve nga më të lartët në botë në vlerësim relativ dhe 20-30% në vlerësim absolut në rajon. Nga ana tjetër vlerëson se cilësia është jashtë standarteve minimale ndërkombetare dhe se ngarkesa fiskale është nga më të lartat në rajon, duke nxitur qartësisht kontrabandën masive.

Kostot e abuzimit në sektorin e karburanteve shoqëruar dhe me kontrabandën masive në dëm të buxhetit të shtetit, mund të arrijnë deri në 500 milionë/vit në dëm të bizneseve, qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik në afatgjatë, sipas Konfindustrisë.

Të fundit