Flash News

E-TJERA

Konfindustria kërkon uljen e barrës fiskale mbi karburantet: Shqipëria, i vetmi vend në rajon pa masa lehtësuese

Konfindustria kërkon uljen e barrës fiskale mbi karburantet:

Konfindustria i është drejtuar qeverisë me disa kërkesa që synojnë të lehtësojnë krizën e karburanteve.

Në reagimin e saj, Konfindustria kërkon uljen e barrës fiskale mbi karburantet dhe taksën vjetore të automjeteve, duke vlerësuar se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk ka ndërmarrë asnjë masë lehtësuese.

Po ashtu, Konfindustria kërkon shndërrimin e Bordit të Transparencës në Ent Rregullator të Karburanteve si institucion i përhershëm.

“Së pari, kërkohet ulja e barrës fiskale mbi karburantet dhe taksat vjetore të automjeteve të paktën në mesataren e sotme të shteteve të Rajonit. Shqipëria është shteti i vetëm në rajon, që nuk ka ndërmarrë asnjë masë të prekshme lehtësuese për krizën e karburanteve. Ndërhyrja me ulje 20% të vlerës së akcizës vetëm, kur çmimi i naftës do të arrijë në 220 lekë/litër është i pamjaftueshëm dhe i pakuptimtë. Thellimi i diferencës në kostot e karburanteve me shtetet konkurente tregëtare të Rajonit e më gjerë në kushtet e krizës, shton ndjeshëm rrezikun e falimentimeve për industritë, prodhimin vendor, bizneset si dhe goditje inflacioniste të shumëfishtë për qytetarët.

Së dyti, të fillojë procesi i shndërrimit të Bordit të Transparencës në Ent Rregullator të Karburanteve si institucion i përhershëm profesional kundër spekullimeve në tregun kartel të sotëm.

Së treti, Konfindustria mbështet propozimin për krijimin e një operatori me kapital shtetëror në tregun me shumicë dhe pakicë të karburanteve. Tregu strategjik i karburanteve me një qarkullim real vjetor prej pothuaj 2 miliard dollarë dhe kap afër 10% të PPB”, thuhet në reagim.

Të fundit