Flash News

E-TJERA

Konfindustria rendit problematikat e Paketës Fiskale 2023: S’ka strategji për përballimin e krizës energjetike

Konfindustria rendit problematikat e Paketës Fiskale 2023: S’ka

Konfidustria ka renditur disa nga problematikat e Paketës Fiskale dhe buxhetit 2023.

Në reagimin e saj, konfindustria vlerëson se ka një mungesë strategjie për përballimin e krizës energjetike. Sipas saj, duhet që të vihet në punë TEC-i i Vlorës dhe jo të shpenzohen miliona euro për anijet nga Bangladeshi.

“Konfindustria vlerëson, se Buxheti dhe Paketa Fiskale 2023, të paraqitura nga ekzekutivi, tregojnë mungesë të qartë të strategjisë të përballimit të krizës energjetike të shpallur zyrtarisht. Është e pakuptueshme, që nuk ka asnjë parashikim buxhetor prej pak milionë $USD për vënien në punë të TEC-it të Vlorës pas 11 vitesh, ndërkohë që parashikohen me qindra milionë euro shpenzim për të njëjtin sasi të prodhimit të energjisë nga anijet e sjella nga Bangladeshi me ndikim shkatërrues mjedisor”, thuhet në reagimin e konfindustrisë.

Po ashtu, konfindustria thekson se “në Paketën Fiskale 2023 nuk është parashikuar asnjë ulje e ngarkesës fiskale për produkte si karburantet dhe gazi i lëngshëm me qëllim zbutjen e pasojave të krizës energjetike. Konfindustria ka kërkuar në pezullimin e “taksës së qarkullimit” dhe “taksës së mjedisit” me qëllim uljen e çmimeve të paktën në nivelin e shteteve të rajonit. Gjithashtu, kërkohet heqja e plotë e taksave për ‘gazin e lëngshëm’”.

Të fundit