Flash News

E-TJERA

Konfirmohet varianti Ba2 i Omicron edhe në Shqipëri

Konfirmohet varianti Ba2 i Omicron edhe në Shqipëri

Janë konfirmuar rastet e para të nënvariantit Ba2 të Omicron në Shqipëri.

Burime për A2 CNN, konfirmojnë se në Institutin e Shëndetit Publik kanë mbërritur përgjigjet e analizave nga laboratori i Berlinit, i cili ka identifikuar rastet e para me këtë mutacion edhe ne vendin tonë.

Mes mostrave disa kanë rezultuar pozitive me Omicron dhe të tjera me nënvariantin e tij.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha disa javë më parë se nuk kishin konfirmime nëse mutacioni kishte mbërritur ose jo, ndaj do të dërgoheshin disa mostra në laboratorin e Berlinit. Disa ditë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të heqë kufizimin e grumbullimit me shumë persona.

Të fundit