Flash News

E-TJERA

Konfirmon Celibashi: Emigrantët nuk do të votojnë në këto zgjedhje

Konfirmon Celibashi: Emigrantët nuk do të votojnë në

Emigrantët nuk do të votojnë në këto zgjedhje.

Ky fakt është konfirmuar nga kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi .

I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, Celibashi tha se Shqipëria nuk e ka Diasporën, sepse nuk është e regjistruar dhe kjo është përgjegjësie e institucioneve që duhet ta kishin bërë punën e tyre më mirë.

“ Emigrantët nuk do të jetë e mundur të votojnë në këto zgjedhje. Janë rreth 3500 emigrantë që kanë deklaruar vendbanimin dhe as për ata nuk arritëm të gjenim një alternativë.

Ishte varianti i postës, por sa kohë ne nuk kaluam hapin e parë atë të modialiteteve të regjistrimit të kërkesave nuk mund të bëhet.

Kur kam marrë këtë detyrë kam menduar se do ishte një numër prej qindra, mijërash, por kur hyra aty pash që nuk e kemi Diasporën. Pash që nuk ishte e regjistruar. Institucionet duhet ta kishin bërë këtë punë më mirë dhe ta kishin nisur më herët”, tha kreu i KQZ.

Të fundit