Flash News

E-TJERA

Konfirmon Ministria e Jashtme: Nuk ka asnjë shqiptar në Afganistan

Konfirmon Ministria e Jashtme: Nuk ka asnjë shqiptar në Afganistan

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shqiptare konfirmon se nuk ka asnjë shqiptar në Afganistan.

Ministria konfirmon për Euronews Albania se ushtarakët e misionit paqeruajtës janë kthyer në Shqipëri pak muaj më parë.

Sakaq, qeveria Kosovës konfirmon se ndodhen edhe shtetas të saj në Afganistan dhe po punon për evakuimin e tyre, por nuk jep numrin e saktë.

Po ashtu, ndodhen rreth njëqind shtetas të Maqedonisë së Veriut që punojnë në kompani private, ndërsa ministrja e Jashtme në RMV ka bërë me dije se po hartohet një plan tërheqje i tyre në rast rreziku.

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut ndërkohë kanë shprehur gatishmërinë për të strehuar emigrantë nga Afganistani.

Aktualisht, forcat amerikane kanë nën kontroll vetëm aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, ku ndodhen qindra afganë, të cilët kërkojnë të largohen nga vendi

Presidenti afgan, Ashraf Ghani u largua nga vendi të dielën, pasi talebanët morën nën kontroll pallatin presidencial në Kabul. Këta të fundit janë zotuar se do të vendosin paqe si dhe do të përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Të fundit