Flash News

E-TJERA

Konfirmon qeveria italiane, ja kur hapen dy qendrat e emigrantëve në Shqipëri

Konfirmon qeveria italiane, ja kur hapen dy qendrat e emigrantëve në

Nënsekretari i Kryesisë së Këshillit, Alfredo Mantovano, vizitoi zonat shqiptare të Shëngjinit dhe Gjaderit, ku puna vazhdon dhe është në një fazë të avancuar për krijimin e dy qendrave fillestare të pritjes dhe ndalimit për qëllime të dëbimit të emigrantëve të paligjshëm.

Mediat italiane raportojnë se hapja e qendrave në Gjadër dhe Shëngjin do të jenë funksionale nga 1 gushti. 

“Ne kemi qenë në gjendje të verifikojmë përputhshmërinë e plotë me planin dhe vlefshmërinë e këtij modeli inovativ për menaxhimin e flukseve të migracionit të paligjshëm, të cilin vendet e tjera evropiane, kryesisht Gjermania, po e vëzhgojnë nga afër,” tha Alfredo Mantovano.

Ndërkohë qeveria italiane në një njoftim zyrtar për vizitën e zyrtarit të lartë thotë se është konfirmuar respektimi i plotë i afateve, ashtu siç e deklaroi edhe kryeministrja Giorgia Meloni gjatë vizitës së saj në Shqipëri më 5 qershor.

 

Të fundit