Flash News

E-TJERA

Konfiskimi i 5 mln eurove nga pasuria e grupit të “Avdylajve”, reagon Kim: Shpresojmë më shumë rezultate nga SPAK

Konfiskimi i 5 mln eurove nga pasuria e grupit të “Avdylajve”,

Konfiskimi i 5 mln eurove nga pasuria e grupit të “Avdylajve”, pas vendimit që dha Gjykata e Posaçme, për laboratorin e heroinës në Brenogë të Hasit, vjen reagimi i ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

Në një status në rrjetet sociale, Kim shkruan se shpreson që të shohë më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nga SPAK.

“Bazuar në informacionin nga SHBA, SPAK hetoi me sukses një organizatë të madhe kriminale, duke çuar në burg 17 trafikantë droge dhe konfiskim të pasurive prej 5 milion eurosh. Shpresojmë të shohim SPAK të japë më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, shkruan Kim.

Të fundit