Flash News

E-TJERA

Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, ish-drejtuesi i policisë: Rama ka shpërblyer me truall dhe parcela

Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, ish-drejtuesi i policisë: Rama ka

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, komentoi vendimin e fundit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

I ftuar në MCN Tv, Prençi u shpreh se ka qenë Rama ai i cili ka shpërblyet përmes kryetarëve të bashkive, me truall e parcela toke në bregdet, e tani kërkon t’i konfiskojë. Prençi shtoi se përgjegjëse për këtë është bashkia e Tiranës, dhe jo policia.

“Ka shpërblyer me truall dhe parcela plazhesh në bregdet, nëpërmjet kryetarëve të bashkive. Harron Kryeministri që dënimet varen nga Prokuroria dhe gjykata, por më parë ka një proces administrativ. E bëri provë Kryeministri me dritat, i futi njerëzit në burg, i vdiqën në burg. Në burg do shkojnë punëtorët në kat të 7 dhe të 8 që punojnë pa masa sigurie, jo oligarkët. Ju mendoni se ndërtimi ishte i 2013.

Nëse ata që marrin leje në Bashkinë Tiranë apo të tjerat, kanë një leje të një autoriteti që është bashkia. Ato që ndërtohen pa leje, kanë lejen e IKMT, kanë lejen e INUV, kanë lejen e Policisë Bashkiake dhe të shumë institucioneve të tjera.

Nuk kemi pse ta ngatërrojmë Policinë e Shtetit se kjo qeveri ka trumbetuar se do kontrollohet territori në çdo qelizë. Askujt nuk mund t’ia shesë fajin kjo qeveri dhe të thotë se ‘fajin e ka Saliu’, apo qeveria që linte dritat pa lekë. Ata nuk janë biznesmenë të thjeshtë dhe jashtë kontrollit. Por janë pjesë e qeverisë, edhe Salillari, edhe bizneset e Lul Morinës.

Ndërtimet nga liqeni te TEG janë 4 kate, vetëm dy pallate janë 9-12 kate, ngjitur me Liqenin e Thatë. Kush i bën? Mos është aksionere dhe familja kryeministrore. Ndërtimet pa leje janë bërë me mbështetjen e qeverisë, pa lejen e saj nuk mund të ngrihet një çadër. Është përgjegjës Erion Veliaj me strukturat e bashkisë”, deklaroi Prençi.

Të fundit