Flash News

Ditari i Opozitës

Konfiskimi i pronave me VKM, Zhupa: Praktika e ‘Kushtetueses’ e paprecedentë, shkel procedurat

Konfiskimi i pronave me VKM, Zhupa: Praktika e ‘Kushtetueses’ e

Deputetja demokrate Ina Zhupa e cilësoi të paprecedentë shtyrjen e seancës së sotme në ‘Kushtetuese’ për konfiskimin e pronave me VKM.

Në një lidhje direkte për News 24, Zhupa tha se gjykata ndjek të njëjtën praktikë siç bëri me mandatin e Olta Xhaçkës, Bordin e Ushqimeve, teksa theksoi se “Kushtetuesja” duhet të jetë e pavarur.

Zhupa shtoi se gjithçka bëhet me dy standarte në shkelje të procedurave.

“Kjo është e paprecedentë. Nuk është hera e parë kur deputetët kanë çuar padi në Kushtetuese. Ka një procedurë se si ndiqen çështjet nga Kushtetuesja. Si në rastin e Olta Xhaçkës. Në këtë rast ishin dhe dy padi dhe nuk u kërkua as prezenca e deputetëve apo firma e tyre e ripërsëritur, pasi vullnetin e tyre e kishin paraqitur. Kishim rastin dhe të bordit të ushqimeve. Është e njëjta praktikë dhe po flasim për të njëjtën Gjykatë Kushtetuese. Kjo gjykatë duhet të jetë e pavarur.

Rasti i Elira Kokonës, tregon se gjithçka bëhet me dy standarde. Ata janë absurd dhe në gjërat që kërkojnë. Gjithçka po bëhet në shkelje të procedurave dhe garancive që duhet të kenë deputetët, siç e kërkon kushtetuta e këtij vendi. Gjykata ndodhet përballë një presioni të madh politik. Edhe në 2 maj uroj që kjo gjykatë të ngrihet në lartësinë për shkak të mandatit që ka. Po kërkohet kohë për të fituar nga ana e qeverisë”, tha Zhupa.

Të fundit