Flash News

E-TJERA

Konflikt me sende të forta mes të rinjve në Tiranë, dy prej tyre përfundojnë në spital

Konflikt me sende të forta mes të rinjve në Tiranë, dy prej

Një sherr me sende të forta mes 3 të rinjve ka ndodhur sot në rrugën “Kastriotët”, në Tiranë.

Sipas policisë dy prej tyre kanë përfunduar në spital për ndihmës mjekësore. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. D, 18 vjeç, K. S., 24 vjeç dhe një 17 vjeçar, pasi në rrugën “Kastriotët”, për motive të dobta, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë shtetasi K. S dhe 17 vjeçari, të cilët pas mjekimit në spital, u larguan në banesë”, njofton policia.

Të fundit