Flash News

E-TJERA

Konflikt me sende të forta në Kamëz, arrestohet 35-vjeçari, dy në kërkim

Konflikt me sende të forta në Kamëz, arrestohet

Një person është arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pas një konflikti me sende të forta në Kamëz.

Siç njofton policia, 6 persona janë konfliktuar mes tyre duker përdorur sende të forta. Njëri ka tentuar të përdorë edhe armën e zjarrit.

Në pranga është vënë një 35-vjeçar, tre janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

“Finalizohet operacioni policor i koduar "The dispute", nga Komisariati i Policisë Nr. 5. U konfliktuan me sende të forta, dhe njëri prej tyre tentoi të përdorte armë zjarri gjatë konflikti, shpallen në kërkim dy shtetas. Vihet në pranga një tjetër, i cili pengoi zbulimin e së vërtetës duke marrë armën nga vendi i ngjarjes dhe duke u larguar.

Procedohen penalisht tre të tjerë. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas njoftimit të marrë për një konflikt të ndodhur në Rrugën Skënderbeu, Kamëz, menjëherë knë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "The dispute". Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi E. P., 35 vjeç, banues në rrugën "Pandeli Sotiri".

U proceduan në gjendje të lirë shtetasit D. P., 24 vjeç., S. P., 23 vjeç, dhe E. L., 33 vjeçe, të tre banues në Kamëz.

Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasve G. L., 29 vjeç, dhe N. R., 24 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Këta shtetas, ditën e djeshme, rrrth orës 19:30, në Kamëz, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta. Gjatë konfliktit shtetasi G. L., ka tentuar të përdorë armë zjarri, të cilën ja ka marrë shtetasi E. P., dhe është larguar, duke penguar zbulimin e së vërtetës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma zjarrit pistoletë dhe municion luftatak. Vijon puna për kapjen e shtetasve G. L., dhe N. R. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Të fundit