Flash News

E-TJERA

Konflikt mes fqinjëve në Lezhë, plagoset një person

Konflikt mes fqinjëve në Lezhë, plagoset një person

Një sherr mes fqinjëve është regjistruar mbrëmjen e somte në fshatin Torovicë në njësinë administrative Balldre, në Lezhë.

Mësohet se sherri ka degraduar në përleshje dhe përdorim të sendeve të forta.

Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur një prej tyre. 

Raportohet paraprakisht se i plagosuri është transportuar në spitalin e Lezhës, pasi ka marrë disa lëndime në trup.

Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e sherrit.

 

Të fundit