Flash News

E-TJERA

Konflikt mes tre personave në Bllok, ndërron jetë pas 6 ditësh në spital 46-vjeçari

Konflikt mes tre personave në Bllok, ndërron jetë pas 6

Një 46-vjeçari ka ndërruar jetë 6 ditë pasi u përfshë në një konflikt me një tjetër person në zonën e ish-Bllokut.

Policia njofton se ngjarja ndodhi para 6 ditësh ku 25 vjeçari H. Gj. Është konfliktuar me 46-vjeçarin në rrugën “Vaso Pasha”. Në konflikt është përfshirë edhe një tjetër person A. Gj., 41 vjeç i cili ka goditur 25-vjeçarin.

Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ndërroi jetë në spital.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin A. Gj., 41 vjeç, dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin H. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë. Më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin H. Gj. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. Gj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit