Flash News


E-TJERA

Konflikt mes vëzhguesve në një KZAZ në Tiranë, 7 të shoqëruar

Konflikt mes vëzhguesve në një KZAZ në Tiranë, 7
Foto Ilustruese

7 persona janë shoqëruar pas një konflikti mes vëzhguesve në një KZAZ në Tiranë.

Mësohet se policia ka shoqëruar 7 persona pas sherrit për motive të dobëta dhe më pas i ka lënë të lirë.

“Më datë 12.05.2025, rreth orës 20:15, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 32, pasi disa vëzhgues të procesit të numërimit (përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike) po konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Në përmbushje të procedurës standarde të punës është ndërhyrë menjëherë dhe janë shoqëruar 7 shtetasit që po konfliktoheshin për motive të dobëta.

Në përfundim të marrjes së deklarimeve, 7 shtetasit janë lënë të lirë. Pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Të fundit