Flash News

E-TJERA

Sherr në Portin e Vlorës, dy persona sulmojnë punonjësin e policisë kufitare

Sherr në Portin e Vlorës, dy persona sulmojnë punonjësin e

Një incident i dhunshëm ka ndodhur pasditen e sotme në Portin e Vlorës, ku dy shtetas janë përfshirë në një konflikt me një punonjës të policisë kufitare.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, kur dy personat që udhëtonin me një furgon me targa angleze janë refuzuar të kalonin një kontroll të plotë të mjetit nga ana e autoriteteve.

Sipas raportimeve dy shtetasit kanë pretenduar se kishin kaluar një kontroll më parë në doganën italiane dhe, për këtë arsye, nuk ishin të gatshëm për t’u kontrolluar nga policia kufitare shqiptare.

Sipas informacioneve të para, gjatë përpjekjeve për të kryer kontrollin, tensionet kanë eskaluar dhe janë shndërruar në një përplasje fizike mes dy shtetasve dhe punonjësit të policisë kufitare. Si pasojë, efektiv i policisë me inicialet D.B. është lënduar dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa është transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës për trajtim.

 

Të fundit