Flash News

E-TJERA

Konflikt pas përfundimit të gjyqit, dhunohet edhe avokati në Fier

Konflikt pas përfundimit të gjyqit, dhunohet edhe avokati në Fier

Një gjyq për çështje pronësie ka përfunduar në konflikt fizik. Ngjarja ka ndodhur pranë gjykatën e Fierit. Palët janë konfliktuar me njëra tjetrën dhe debati ka agravuar në dhunë.

Në konflikt u përfshi edhe avokati i njërës prej palëve. Avokati është identifikuar si Erjon Syziu. Policia ka shoqëruar një prej personave, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes

“Rreth orës 12:40, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte, shtetasit J. V., 70 vjeç, I. V., 32 vjeç dhe E. S., 37 vjeç (37-vjeçari me profesion avokat).

Shtetasit J. V. dhe E. S. kanë shkuar në spital, për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, ndërsa shtetasi I. V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit