Flash News

E-TJERA

Konflikt për motive të dobëta, fqinji plagos për vdekje 56-vjeçarin në Tiranë

Konflikt për motive të dobëta, fqinji plagos për vdekje

Një konflikt për motive të dobëta mes fqinjëve, i ka marrë jetën njërit prej tyre. Policia e Tiranës bën me dije se dy fqinjë janë përplasur fizikisht, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e qafës dhe laring, të cilat i morën jetën 56-vjeçarit me iniciale N.S.

Ndërkohë autori, 51-vjeçari A.M.,është arrestuar. Mbi të rëndon akuza “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Plagosi rëndë një shtetas, i cili si pasojë humbi jetën, vihet në pranga 51-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në pjesën e qafës, duke i shkaktuar dëmtime në laring, fqinjin e tij, shtetasin N. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në banesë.

Të fundit