Flash News

E-TJERA

Konflikt për pronën mes kushërinjve në Lushnjë/ Ndërron jetë 30-vjeçari, mbeten të plagosur dy vëllezërit dhe babai

Konflikt për pronën mes kushërinjve në Lushnjë/

Një konflikt për pronat ka çuar në një humbje jete, ndërsa tre të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 06:30, në fshatin Garunjas,Lushnjë.

Në konflikt për pronat janë përfshirë kushërinjtë e parë. I pajetë ka mbetur Romeo Hasalla 30-vjeç, ndërsa janë plagosur babai i tij, Shaip Hasalla 65-vjeç dhe dy vëllezërit Emiljano e Laert, të dy 31-vjeç.

Autorët e vrasjes dhe plagosjes së trefishtë me armë gjahu janë vëllezërit Kastriot dhe Afrim Hasalla, të dy 33-vjeç. Menjëherë pas ngjarjes ata janë arratisur, ndërsa policia po punon për kapjen e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në truallin, për të cilin palët kishin konflikt, pasi secila prej tyre pretendonte për pronësinë e kësaj toke.

Të fundit