Flash News

E-TJERA

Video/ Konflikti i dhunshëm në Ksamil, dy biznesmenët u përleshën për çadrat e plazhit

Video/ Konflikti i dhunshëm në Ksamil, dy biznesmenët u

Një ngjarje e rëndë u shënua paraditen e sotme në plazhin e Ksamilit, ku pronari i një hoteli në Ksamil u dhunua me sende të forta.

Shkak i konfliktit të dhunshëm mes Albert Pashajt dhe Agim Tarajt, të dy biznesmenë, ka qenë konflikti i vazhdueshem për pronësinë e një plazhi.

E gjithë skena e dhunës ka ndodhur në sy të pushuesve të cilët janë shokuar dhe frikësuar nga skena.

Konflikti ka nisur më herët, pasi Pashaj është hera e dytë që dhunohet. Më 6 qershor ai është goditur nga Taraj në afërsi të të njëjtit vend.

Të fundit