Flash News

E-TJERA

Konflikti Iran-Izrael, reagojnë muxhahedinët në Manëz: Populli iranian të rrëzojë Khamenein, mirëpresim armëpushimin

Konflikti Iran-Izrael, reagojnë muxhahedinët në Manëz:

Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi, ka reaguar pas arritjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit.

Në një deklaratë të lëshuar nga kampi Ashraf 3 në Manëz, aty ku strehohen muxhahedinët, ajo shprehet se mirëpresin arritjen e armëpushimit dhe përfundimin e luftës.

Rajavi shkruan se populli i Iranit duhet të rrëzojë Khamenein dhe diktaturën për të vendosur në republikë demokratike dhe autonomi për popullin iranian.

“Duke riafirmuar vullnetin e popullit iranian:

liri dhe fitore në betejën e fatit kundër fashizmit fetar

Propozimi për armëpushim dhe përfundimin e luftës është një hap përpara për opsionin e tretë: as luftë as paqësim. Le të rrëzojë vetë populli i Iranit, në betejën e fatit, Khamenein dhe diktaturën e velayat-e faqih.

Populli i Iranit, në luftën e tij shekullore, me kosto të jashtëzakonshme dhe të përgjakshme, ka hedhur poshtë vazhdimisht diktaturat e Shahut dhe Sheikut përmes kryengritjeve të njëpasnjëshme.

E përsëris se ne kërkojmë një republikë demokratike, jo-bërthamore, me ndarjen e fesë nga shteti, barazi gjinore dhe gjithashtu autonomi për kombësitë e Iranit. Kjo do të sjellë paqe, demokraci, të drejta të njeriut, stabilitet, rindërtim, miqësi, bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik në rajon dhe në botë”, shkruan Rajavi.

Të fundit