Flash News

E-TJERA

Konflikti me 4 viktima, ShÇBA nis hetimet për policinë e Velipojës

Konflikti me 4 viktima, ShÇBA nis hetimet për policinë e

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (ShÇBA)  mësohet se kanë nisur hetimet rreth reagimit të Policisë së Shkodrës në parandalimin e konfliktit të dy ditëve më parë në Velipojë, që pati një bilanc tragjik me katër të vrarë dhe dy të plagosur.

Dyshohet se uniformat blu të Velipojës kanë pasur dijeni, për konfliktin mesdy familjeve Ferracaku dhe Gocaj, por që nuk kanë arritur ta shuajnë me arsyetimin se nuk është kompetencë e tyre ndarja e plazhit.

Nga konfiliti  me armë në Velipojë humbën jetën: Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe punëtori Musaen Zenelit 20 vjeç.

Që rreth orës 14:00 të së shtunës ka pasur një konflikt fillimisht verbal mes dy familjeve pronare të hoteleve në zonën e plazhit në Velipojë dhe që ka përfunduar deri në përplasje fizike mes Kujtim Verracakut dhe dy vëllezërve Gocaj.

Ndërsa rreth orës 00:30 të së dielës, Kujtim Ferracaku së bashku me vëllain e tij, Hasanin dhe 4 nipat ka shkuar tek Hotel Gocaj i cili ndodhet rreth 50 metra nga hoteli i tyre ku kanë nisur edhe konfliktin me armë.

Sipas dëshmisë së të plagosurit, Hasan Ferracaku, kanë qenë vëllezërit Gocaj që kanë qëlluar të parët dhe se vëllai i tij Kujtimi është vetëmbrojtur.

Të fundit