Flash News

E-TJERA

Konflikti në Fushë-Milot, policia del me njoftim: Nuk u gjet asnjë gëzhojë

Konflikti në Fushë-Milot, policia del me njoftim: Nuk u gjet

Policia ka dalë me njofitim zyrtar për konfliktin e armatosur në Fushë-Milot.

Sipas policisë, konflikti ka nisur brenda KZAZ mes dy shtetasve dhe më pas ka vazhduar jashtë saj. Policia thotë se nuk ka gjetur asnjë gëzhojë në vendngjarje.

“Në Fushë Milot, jashtë perimetrit të qendrave të votimit, ka ndodhur një konflikt verbal mes dy shtetasve, ku, sipas një telefonuesi, është dëgjuar një zhurmë e ngjashme si e shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo send tjetër i kundërligjshëm.

Në vijim të veprimeve hetimore, janë identifikuar personat e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit K. P. dhe A. Ll., dhe po punohet për lokalizimin dhe shoqërimin e tyre.

Procesi i votimit vazhdon normalisht në të gjitha qendrat e votimit dhe nga KQV-të apo Koordinatorët e sigurisë, nuk është kërkuar ndërhyrja e policisë.

Grupi hetimor, i ndodhur në vendngjarje, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 

Të fundit