Flash News

E-TJERA

Konflikti në Hamallaj vëllai i ish-shoferit të Nikollës kërcënon sërish familjen Kaçi

Konflikti në Hamallaj vëllai i ish-shoferit të Nikollës

Familja Kaçi, e cila pak ditë më parë u dhunua nga familja Nikolli është kërcënuar sërish. Duke folur për News 24 Kastriot Kaçi tha se konfliktimes dy familjeve ka nisur për një rrugë që kalon në oborrin e banesës së familjes Kaçi, e cila ka marrë dhe mbrojtje nga policia.

Në ngjarjen në fjalë u përfshi ish-gardisti dhe shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolli, i cili dhunoi dhe qëlloi në ajër me armë zjarri ndaj familjes Kaçi, ndërsa ai ndodhet në burg bashkë me të vëllain.

2 “Dje më erdhi vëllai i tyre dhe më kërcënoi. Dhe pretendojnë se ne i kemi ngacmuar fëmijët, ndërkohë që ata janë 3-4 vjeç. Ne kërkojmë që policia të vijë të ndërhyjë. Ata kanë rrugën e tyre që të kalojnë dy trajlera. Duhet ta zgjidhë prokuroria dhe policia, mos të na lënë që të veprojmë ne.”, tha Kastriot Kaçi.

Të fundit