All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja Shqipëri U-21 – Japoni U-21 në Antalia

All - Paragraf - 1

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja Shqipëri U-21

Anulohet ndeshja miqësore mes Japonisë U-21 dhe Shqipërisë U-21, e planifikuar për t’u zhvilluar më 27 mars në Antalia, Turqi.

All - Paragraf - 3

Vendimi u konfirmua nga Departamenti i Komunikimit në FSHF .
Federata Japoneze e Futbollit ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit se, për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme dhe për arsye sigurie, ka vendosur të anulojë udhëtimin drejt Turqisë, duke bërë të pamundur zhvillimin e kësaj ndeshjeje miqësore.

Pas anulimit të dy takimeve të planifikuara në Antalia, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës U-21 dhe Japonisë U-21, Federata Shqiptare e Futbollit është duke shqyrtuar mundësitë për të gjetur kundërshtarë të tjerë për Kombëtaren U-21 në të njëjtën periudhë.


 

Të fundit