Flash News

E-TJERA

Konflikti në një karburant në Lezhë, tre të arrestuar, mes tyre dy punonjës

Konflikti në një karburant në Lezhë, tre të arrestuar,

Tre persona janë vënë në pranga pas konfliktit të ndodhur dje në një karburant në Lezhë.

Policia njofton se në pranga janë vënë M. M. 37 vjeç, nga Kosova për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Shkatërrim prone”, si edhe N. S. 61 vjeç dhe K. R. 52 vjeç, nga Lezha për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim”.

“Rreth orës 18:30 të ditës së djeshme, në ambientet e një karburanti në aksin rrugor Lezhë-Milot, shtetasi kosovar M. M. pas një konflikti të çastit për motive të dobëta që ka patur me dy shtetasit shqiptarë N. S. dhe K. R. (punonjës pranë këtij karburanti), i ka goditur fillimisht fizikisht dhe më pas me automjetin e tij ka tentuar që ti përplasë duke u rrezikuar jetën. Si pasojë e tentativa me automjet, shtetasi M. M. është përplasur me ambientet e brendshme të karburantit, duke i dëmtuar.

Në vijim të konfliktit, dy punonjësit e karburantit e kanë goditur shtetasin M. M. me mjete të forta në trup (shkopinj) duke i shkaktuar dëmtime fizike, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në spital për ndihmë mjekësore, ndodhet edhe shtetasi N. S. i cili ka marrë gjithashtu dëmtime fizike, por jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Të fundit