Flash News

E-TJERA

Konflikti për guroren, dhunohet kryeplaku në Klos: Jam goditur me grushte në trup dhe fytyrë

Konflikti për guroren, dhunohet kryeplaku në Klos: Jam goditur me

Dhunohet kryeplaku i fshatit Ket në Bashkinë Klos, Sali Muça.

Duke folur për News 24, ai ka deklaruar se është dhunuar nga një bashkëfshatar. Sipas tij, shkak i konflikt të nisur me Vebi Muçën është bërë një gurore.  Gjithashtu kryeplaku ka ngritur shqetësimin pasi banorët kundërshtojnë hapjen e gurores

“Kam qenë në kanalin vaditës, kur vjen Besnik Muça i cili ka ardhur menjëherë, më ka goditur me grushte disa herë, në fytyrë e në trup. Më pas është larguar. Unë kam ardhur në spital. Nuk kemi pasur konflikte e asgjë, me djalin.

Por djali i tij merret me gurore, me pyje, për dëmtime me shumë gjëra në fshat, që ne nuk jemi dakord. Ai është një tip mashtruesi.

Nga dhuna isha mbuluar me gjak, kam bërë kallëzim penal ne polici. Mbrëmë gjithë natën kam qëndruar në spital për mjekim, po ashtu edhe sot jam për mjekim. Nuk di nëse është marrë masë, por unë kam bërë denoncim direkt. Kërkoj të merren masa nga drejtësia, asgjë më shumë, por vetëm të zbatohen ligjet e shtetit”, ka thënë ai.

  

Të fundit