Flash News

E-TJERA

Kongresi i PS-së, ISP: Ka 13 vite që procesi i votëbesimit ndaj kryetarit nuk realizohet, për sekretarët ishte formal

Kongresi i PS-së, ISP: Ka 13 vite që procesi i votëbesimit ndaj

Partia Socialiste mblodhi dje Kongresin, ndërsa paralajmëroi se takimi i radhës do të mbahet në vjeshtën e këtij viti. Dje u shkarkuan 61 krerët e degëve të PS-së, si dhe u shtuan tre sekretariate të reja.

Detyra e Sekretares së Organizimit t’i besohet Blerina Gjylametit, për Çështjet Zgjedhore Eridjan Salianji, ndërsa Sekretar për Emigracionin Laert Duraj.

Lidhur me zhvillimet e djeshme në PS, ka reaguar Instituti i Studimeve Politike. ISP vë theksin se kryetari i PS-së, Edi Rama nuk u votëbesua, ndërkohë që procesi i fundit i votimit lidhur me postin e kryetarit daton 13 vjet më parë, në shtator 2009.

Gjithashtu evidenton se nga sekretariati, të gjithë emrat morën më shumë se 87% të votave, duke qenë kryesisht një votim formal, pa kandidatë rivalë.

Të fundit